Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk do të takohet me homologun nga Shqipëria, Edi Rama në asnjë takim që është jashtë mbledhjes së dy qeverive.
“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp”, ka shkruar ajo.
Kurti refuzon Ramën: S’e takoj nëse nuk mbledhim dy qeveritë
Nënkryetarja e PDK-së shkoi më tej duke thënë se kryeministri Kurti e takon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pa kushte dhe Ramës i vendos kushte.
“Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka përfunduar Çitaku
Kurti refuzoi ta takonte, Rama: Do të flas nesër në Prishtinë