-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri dhe ndjekja si “hijet e natës”! Shënjestra shpëtoi, kush e vra kunatin?

Kryesoret

Kaluan më shumë se 24 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në mesnatën e kaluar në Fushë Krujë. Gentian Bejtja ishte objektiv i atentatit, një emër i njohur për policinë e që u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera. Tre ishin autorët duke lënë të vdekur një 29 vjeçar, Ramazan Sino që është kunati i tij dhe të plagosur dy djemtë e Bejtjas 10 dhe 13 vjeç.

Autorët ishin në dijeni të lëvizjeve dhe sapo 29-vjeçari ka zbritur nga makina së bashku me nipërit u qëllua për vdekje. Dy të miturit u transportuan për në spital. Mister mbetet Gentian Bejtja. Dyshohet se ka qenë në shtëpi dy ditë më parë, por hetuesit nuk përjashtojnë pistën që ai të ketë qenë edhe mbrëmjen e së martës në makinën e Sinës, por që mund të ketë zbritur më parë.

Kunati punonte si shofer në prokurorinë e apelit të Tiranës. Bejtja i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera ndërsa për policinë ka qenë i dyshuar si i përfshirë dhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Së fundmi ai kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, të cilat ishin refuzuar e mesa duke tani ishte kthyer në Shqipëri.

Ku është futur vrasësi? FNSH rrethon Krujën për killerin dhe kanabisin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit