-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Ndotja në Lezhë po e kthen Drinin në lumë të vdekur

Kryesoret

Është ora 19:30 minuta në një ditë të nxehtë korriku, por në shëtitoren në brigjet e lumit Drin në qytetin e Lezhës nuk ka këmbë njeriu.

Ndonëse është e vetmja shëtitore e qytetit dhe ka kushtuar rreth 1 milion euro, qytetarët i shmangin lëvizjet aty, për shkak të aromës së rëndë që të shoqëron përgjatë saj, e cila krijohet nga ndotja masive e lumit.

“Unë kam shtëpinë këtu afër dhe dal e lëviz shpesh në shëtitore,” tregoi Gjok Prenga, një banor i Lezhës. “Është bërë shumë e mirë, por era që të shoqëron është shumë e rëndë”, shtoi ai.

Burri thotë se aroma e rëndë nga ndotja e lumit ndjehet gjatë gjithë vitit, por thekson se në verë bëhet edhe më keq. Ajo që më herët ka qenë një degë e lumit Drin, tani është sipas tij vetëm një kanal që mbledh ujërat e zeza të qytetit.

“Kjo ndodh nga ndotja e lumit, pasi siç e shikoni derdhen të gjithë ujerat e zeza të qytetit dhe uji nuk lëviz fare”, shpjegoi Prenga.

Raporti i “Cilësisë së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë 2021” i përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e veçon këtë segment të Drinit si më të ndoturën.

Raporti që e klasifikon lumin Drin si në “gjendje të varfër” apo shumë të ndotur, thotë se klasifikim varet kryesisht prej kësaj pjese të rrjedhës.

“Bazuar mbi vlerat limite për të gjithë parametrat e DKU, stacionet D1, D2, D3, Bu1, Bu2 janë të një cilësie shumë të mirë Klasa II-Gjendje e mirë, por stacioni DLe vlerësohet në Klasën IV – Gjendje e Varfër”, shkruhet në raport, ku DLe është kodi për Drin Lezhë, apo stacioni para se ujërat të derdhen në detë në zonën e Kune-Vainit./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit