-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari e zë ngushtë: A e more mësimin? Rama: Nuk dua të flas për “Ballkanin e Hapur”

Kryesoret

Pas 4 viteve trumbetim dhe sulm kundër Kosovës për faktin që nuk iu bashkua “Ballkanit të Hapur”, sot vetë Edi Rama u shpreh se nuk do që të flasë më për këtë nismë, pasi tani do të fokusohet te Procesi i Berlinit, teksa samiti i radhës do të zhvillohet në Tiranë në tetor.

 

@5pyetjet.alGazetari zë ngushtë Ramën: E more mësimin nga vëlla Vuçiç? #albinkurti #edirama #openbalkan #procesiiberlinit

♬ original sound – 5pyetjet.al

Një nga gazetarët e pyeti kryeministrin e Shqipërisë; a morët mësim nga “Ballkani i Hapur” duke përjashtuar shqiptarët e Kosovës për të bërë nismën me serbët?

Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese edhe sikur të kthehesha pas do ta bëja. Çfarë e keqe i erdhi rajonit përveç të mirave? Nuk e kuptoj si ka dyshime kur faktet flasin qartë.

Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes mendoj se është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë në të shkuarën dhe të anatemojmë njëri tjetrin. Të akuzojmë njëri tjetrin, të grindemi se kush është patrioti i vërtetë” u përgjigj Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha më tej se tani nuk dëshiron që të flasë më për “Ballkanin e Hapur”. “Unë nuk dua që në këtë proces, organizimin e Procesit të Berlinit, që të futemi në këtë ombrellë, në këtë plan që po merr jetë nga ndërveprimi me Brukselin, dëshiroj që Ballkanin e Hapur ta lë mënjëanë.

Që të mos i jap askujt mundësi që të flasë për konspiracione. Është shumë e qartë kjo gjë. Nuk kam asnjë koment për të bërë për Ballkanin e Hapur. I ka bërë një shërbim të madh Ballkanit” tha Rama.

LIVE-I refuzoi takimin! Rama: Albin, edhe hasmit i hapet dera

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit