-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ideja e Ramës për konferencë? BE: Duhet të vendosin Kurtin dhe Vuçiçin

Kryesoret

Bashkimi Evropian deklaron se në këtë “moment sfidues” mirëpret çdo iniciativë të nivelit të lartë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, se i përket idesë për një konferencë ndërkombëtare të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, nga BE thonë se “çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësit në dialog dhe palët”.

“Ne mirëpresim çdo mbështetje të nivelit të lartë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues.

Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me lehtësuesin dhe palët, të cilët janë të përfshirë në dialog, dhe përfundimisht të vendosin për axhendën dhe ritmin e negociatave të tyre”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për Reporterin.

Idenë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e hodhi në publik, më 27 qershor kryeministri Edi Rama, në një konferencë për media  në Bruksel me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Por këtë propozim të Ramës e ka hedhur poshtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit