Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla gjatë Forumit të Dubrovnikut ku u shpreh se BE-ja është një tigër letre pa SHBA-të dhe NATO-n.
Në reagimin e tij Lajçak iu përgjigj Gërvallës se BE-ja nuk është perfekte por nga ana tjetër ai shtoi se është unioni më i suksesshëm.
Forumi në Dubrovnik, Gërvalla: BE-ja pa SHBA-të një tigër prej letre
Lajçak gjithashtu u shpreh se hyrja në BE është një ëndërr për të gjithë vendet.
“Gjëja e parë që dua të them është se BE është larg të qënurit perfekte, por është më e mira që kemi.
Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabiltet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut.
Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së,” tha Lajçak.