-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm vrasje dhe dajak, por edhe tendera pa garë në Fushë Krujë (Dokumentet)

Kryesoret

Java që po mbyllet ka pasur dhe vazhdon që të ketë kryefjalë Krujën dhe Fushë Krujën. Fillimisht ishte vrasja e Ramazan Sinos në derën e shtëpisë së kunatit dhe plagosja e dy fëmijëve të shënjestrës, Gentjan Bejtja dhe më pas dhuna barbare e fisit Rraja kundër dy kushërinjve Maja për shkak të gurores.

Autorët e dy ngjarjeve kriminale janë ende në kërkim. Por Kruja nuk ka vetëm vrasje, kanabis e dajak, por edhe tendera. “5Pyetjet.al” sjell dokumentet e një procedure të fundit që është kapur me “karton të kuq” për mungesë gare.

Bëhet fjalë për plehrat. Mbi 200 milionë lekë duke llogaritur edhe TVSH-në ka dhënë bashkia e Krujës për shërbimin e pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për qytetin e Fushë Krujës.

185 milionë, pa TVSH ishte vlera e tenderit që vendosi në dispozicion kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Në këtë procedurë mori pjesë vetëm një kompani “RINIA 96 sh.p.k”.

Oferta që dha ishte 184 milionë lekë, pra një milion më pak se tavani dhe u shpall fituese edhe pse nuk kishte aspak garë. Faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me flamur të kuq për mungesën e konkurrencës.

Tenderat me një garues ose me mungesë konkurrimi janë një tjetër problem që haset në procesin e prokurimit publik. “Openprocurement” thotë se ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash, por thekson se “shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit