Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Larisa të Greqisë ku një i ri pasi ka vjedhur një makinë ka tentuar t’i arratiset policisë.
Ngjarja u regjistrua sot rreth në orën 11:40 në Rrugën e Kombit në Kryqëzimin Nikaia në Larisa.
Sipas njoftimit të policisë greke ata në fillim e kishin pikasur makinën pasi po qarkullonte me një shpejtësi të madhe ku më pas kanë konstatuar se ajo ishte vjedhur po ditën e sotme.
Sapo policia ka marrë informacionin për makinën e vjedhur i janë vënë pas duke e ndjekur.
Për të shpëtuar, i iu doli nga rruga e Kombit dhe u nis në rrugën në drejtim të Moschohorit.
Nga shpejtësia e madhe ai në një moment humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me murin e një shtëpie.
Pasi është përplasur 20-vjeçari ka tentuar të arratiset në këmbë ku më vonë në rrethana ende të paqarta, një oficer policie dyshohet se e ka qëlluar dhe e ka plagosur për vdekje.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për një të huaj 20-vjeçar me origjinë siriane.