Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama ka ardhur edhe reagimi i dytë brenda ditës së sotme i ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Për mes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook Berisha shprehet se Rama emëroi Taulant Ballën ministër për të shpëtuar nga arrestimi.
Berisha më tej shtoi se tre muaj më parë ka denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën.
“Miq, tre muaj më parë dhe në vazhdim kam denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën dhe ekzistencën në prokurori të dhjetëra orëve komunikimi mes Ballës dhe Sharrës, si dhe ndërhyrjen direkte të “Tualetit”, për të fituar në mënyrë të paligjshme tenderat kompania e Gentian Sharrës, në emër të bashkëshortes.
Mbi bazën e këtyre provave dhe regjistrimeve, Balla është thirrur në prokurori më shumë se një herë. Pikërisht, në momentin kur prokuroria kishte vendosur heqjen e imunitetit dhe eventualisht arrestimin e Ballës, Edi Rama në një akt mafioz dhe të papërgjegjshëm, për ti shpëtuar lëkurën atij, e emëron “Tualetin” Ministër të Brendshëm,” shkruan Berisha.
Postimi i plotë