-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia shton presionin! Beleri flet për herë të parë nga burgu: Ma bëri Rama (Intervista)

Kryesoret

Greqia nuk heq dorë nga presioni për lirimin e Fredi Belerit nga qelia. Ministri i ri i Jashtëm, George Gerapetritis ka kërkuar sërish që t’i hapet dera e burgut Belerit, në të kundërt kërcënon me bllokimin e rrugës Europiane të Shqipërisë.

Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund paraburgimit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane”, u shpreh Gerapetritis.

Vetë Beleri ka folur për herë të parë nga burgu në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”. Arrestimin e cilëson politik të përgatitur nga vetë Edi Rama nga frika e humbjes në Himarë.

U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën.

Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit.

Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë” thotë ai ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit