Autoritet italiane kanë arrestuar një 41-vjeçar shqiptar pasi i gjetën drogë në banesë.
Policia mësohet se gjatë kontrollit në shtëpi i gjetën shqiptarit gjysmë kilogrami kokainë.
Qentë Kevin dhe One, nga grupi i qenve Pesaro, gjurmuan drogën në kopsht. Gjatë kontrollit, shqiptari reagoi dhunshëm dhe u denoncua edhe për rezistencë ndaj një zyrtari publik
Dy qentë gjetën të fshehur në kopsht, mbështjellës të ndryshëm me kokainë me një peshë totale rreth 460 gram dhe një peshore precize, material për paketimin e drogës dhe çanta të ndryshme që përmbanin para në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Gjithsej u konsifkuan rreth 15.400 euro.