-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: Ukraina nuk është gati për të hyrë në NATO

Kryesoret

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se Ukraina nuk është ende gati për anëtarësim në NATO, duke thënë se lufta e atje duhet të përfundojë përpara se aleanca të shqyrtojë shtimin e Kievit në radhët e saj.

“Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e aleancës tani, në mes të një lufte.

Për shembull, nëse bëhet kjo, atëherë, ju e dini, ne jemi të vendosur të angazhohemi në çdo centimetër të territori që është i NATO-s.

Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë. Ne jemi në luftë me Rusinë, nëse do të ishte kështu,” ka thënë Biden për CNN.

Të premten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja po i dërgonte Ukrainës municione thërrmuese për herë të parë, një hap i ndërmarrë për të ndihmuar në forcimin e ushtrisë ukrainase teksa ajo po ndërmerr një kundërofensivë kundër Rusisë.

Biden tha se ishte një “vendim i vështirë” për t’i dhënë municionin e diskutueshëm, por ai ishte i bindur se ishte e nevojshme sepse Ukrainës po i mbaronin municioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit