-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova jashtë! Katër gjëra që mund të ndodhin në samitin e NATO-s

Kryesoret

Më 11 dhe 12 korrik, udhëheqësit e shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të takohen në Vilnius të Lituanisë, për t’i adresuar sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s, si dhe për ta sjellë më afër grupit Ukrainën, sipas aleancës.

“Vendimet që ne do t’i marrim në Vilnius do ta sjellin Ukrainën më afër NATO-s… forcimi i mbrojtjes së NATO-s do të jetë në krye të agjendës së samitit tonë, po ashtu”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Derisa Ukraina do të jetë në krye të agjendës së samitit, për Kosovën nuk pritet të diskutohet fare, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Është interesante se në kohën e trazirave të fundit në pjesën veriore të Kosovës, në të cilat u sulmuan trupat e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, ajo nuk është zyrtarisht në agjendë.

Prania e KFOR-it tani është rritur me 500 trupa, duke e çuar numrin e përgjithshëm të paqeruajtësve në 4.300 – por, nuk priten diskutime për këtë çështje në samit, nëse një nga liderët nuk e adreson atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. (lexo KETU lajmin e plote)/ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit