-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky nderon polakët e vrarë nga ukrainasit në Luftën e Dytë Botërore

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij polak kanë nderuar së bashku polakët e vrarë nga nacionalistët ukrainas në masakrën e Volhynia të vitit 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një katedrale katolike në Ukrainën perëndimore, Zelensky dhe Presidenti Andrzej Duda vendosën qirinj për të nderuar dhjetëra mijëra polakë që u vranë.

Polonia është një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës kundër pushtimit rus. Por masakra e Volhynia mbetet një njollë e errët në marrëdhëniet e tyre.

Nacionalistët ukrainas, të udhëhequr nga Stepan Bandera, operuan në Poloninë e pushtuar nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u trajnuan nga nazistët. Ata sulmuan rreth 150 fshatra, duke vrarë pakicën polake.

Polonia thotë se numrin e të vdekurve arriti deri në 100,000 dhe se Ukraina duhet të kërkojë falje.

“Së bashku i bëjmë homazhe të gjithë viktimave të pafajshme të Volhynia! Kujtesa na bashkon! Së bashku jemi më të fortë,” kanë thënë dy presidentët në një mesazh të përbashkët në Twitter.

“Ne vlerësojmë çdo jetë, kujtojmë historinë dhe mbrojmë lirinë së bashku,” ka shkruar Zelensky gjithashtu në faqen e tij zyrtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit