Prej më shumë se dy orësh e gjysmë vazhdon mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për dosjen e Arben Ahmetajt.
Pasi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani parashtroi kërkesën për t’i dhënë autorizimin për ta arrestuar për tre akuza që nisën me dosjen e inceneratorëve, deputetët e PD-së kishin disa pyetje.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
“A po veçohet çështja që këta individë të mos hetohen si grup kriminal. A ka fuqi Ahmetaj t’i bëjë këto pa pushtetin e Ramës? A po hetohet Edi Rama? A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
Misteri dhe dyshimet/ Avokatët: S’e dimë ku ndodhet Ahmetaj!
A ka vila në Palasë e Ahmetajt lidhje me aferën Unazës Madhe?” ishin disa nga shumë pyetjet e Gazment Bardhit për Dumanin, por kreu i SPAK-ut nuk u përgjigj duke thënë “është sekret hetimor”.