9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandoi nëndetësen në sulmin kundër Ukrainës, vritet kapiteni rus

Kryesoret

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS konfirmoi raportet të cilat kanë njoftuar se Stanislav Rzicki, zëvendës shef i departamentit për punë mobilizuese, është vrarë.

42-vjeçari Rzicki është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm teksa vraponte në afërsi të Olympus Arena në Krasnodar.

Sulmuesi qëlloi Rzickin katër herë në shpinë dhe në gjoks dhe më pas është larguar.

Sipas bazës së të dhënave ukrainase Myrotvorets, ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt në pushtimin ushtarak të Ukrainës dhe komandoi nëndetësen “Alrosa”, pjesë e Flotës së Detit të Zi.

Mediat ukrainase kanë përfshirë Rzicky në listën e kapitenëve të nëndetëseve ruse, të cilët sipas të dhënave të tyre kanë kryer sulmin në Vinicë më 14 korrik 2022, ku humbën jetën 27 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit