Një 19-vjeçar u dënua të hënën nga drejtësia franceze me 1 vjet burg për shkak të postimeve të tij në Twitter në të cilat ai bëri thirrje për vrasjen e oficerit të policisë i cili qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nael.
Vdekja e të riut solli trazira dhe protesta në vend duke kërkuar vënien e drejtësisë për Nael.
Më 28 dhe 29 qershor, Corentin S. postoi në Twitter një foto të një polici, duke pretenduar se ai ishte autori dhe duke premtuar shpërblime të ndryshme: 550 euro nëse dikush ia priste dorën, 1200 euro nëse i prisnin të dyja, 2000 euro nëse e vrisnin.
I riu, i cili u arrestua të enjten, postoi gjithashtu mesazhe duke bërë thirrje për një sulm në një qendër tregtare në periferi të Parisit, Creteil.
Qendra tregtare u bë me të vërtetë një objektiv për rebelët më 30 qershor , duke i detyruar autoritetet të evakuojnë me nxitim ata që ndodheshin brenda. Policia bëri 21 arrestime.
Gjatë seancës dëgjimore Corentin S. shprehu pendim, theksoi se mendonte se duhej të ndryshonte.