Liderët e vendeve anëtare të NATO-s po mblidhen në Vilnius të Lituanisë ku edhe do të mbahet samiti i rradhës i Aleancës në datat 11 dhe 12 korrik.
Edhe kryeministri Edi Rama ka mbërritur gjatë mesditës së sotme në Vilnius, njofton delegacioni i tij.
Nga ana tjetër mediat greke shkruajnë se edhe kryeministri Mitsotakis ndodhet tashmë atje duke zbardhur pak nga axhenda e tij.
“Protothema” raporton se pjesë e axhendës së kryeministrit grek është edhe takimi me Ramën ku do të diskutohet për “përkeqësimin e rëndë të marrëdhënieve greko-shqiptare me rastin e burgosjes së Fredi Belerit”.
“Kryeministri do të marrë pjesë në punime, më pas do të takojë kryeministrin shqiptar Edi Rama në sfondin e përkeqësimit të rëndë të marrëdhënieve greko-shqiptare me rastin e burgosjes së Fredi Belerit,”.