Dy ditë më parë një debat virtual “plasi” mes fituesit të Big Brother vip 2, Luiz Ejlli dhe finalistet së këtij formati, Dea Mishel.
Zanafilla e këtij “sherri” ka qenë një deklaratë e Deas brenda në shtëpinë e “Vëllait të Madh, ku e kishte cilësuar Luizin si “provincial”.
Kjo është përmendur nga këngëtari në një nga koncertet e tij, madje nuk kurseu as ofendimet për Dean.
Lidhur me këtë ka pasur një sërë reagimesh, ku dhe vetë Dea reagoi dhe “shpërtheu” ndaj Luizit. Ndërkohë, që fill pas deklaratës së Deas edhe Luizi ka pasur diçka për të thënë.
Në një video “Live” në “Instagram”, Luizi në mënyrë indirect pranoi që e kishte gabim dhe do mundohet që ta mendojë mirë atë se çfarë do të thotë.
“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri.
Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi.
Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka”, u shpreh ai.