Pasditen e sotme në orën 16:00 është njoftuar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj.
Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Deputetit Ahmetaj i është kërkuar nga Kuvendi që të jetë prezent përpara Këshillit, por ky nuk është një detyrim ligjor.
Mund të përfaqësohet edhe me një avokat, por përfaqësuesi i tij ligjor Henrik Ligori ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për nesër për shkak se dosja është voluminoze.
Arben Ahmetaj akuzohet për tre akuza dhe se ka përfituar të paktën mbi 500 mijë euro, vila dhe udhëtime luksi nga bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.