Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka marrë vendimin për lënien në burg të kuksianit, Ibrahim El Salih Lekica.
Mësohet se është dënuar me 4 vite burg por që me gjykim të shkurtuar do të duhet të kryejë 2 vite e 8 muaj burg.
56-vjeçari u dënua pasi nëpërmjet postimeve në llogarinë e tij në rrjetet sociale mbështeste dhe përkrahte ISIS.
Lekica akuzohet se për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” për të cilën mori dënimin përkatës.