Sot në kryeqytetin e Lituanisë po mbahet Samiti i përvitshëm i NATO-s. Në lidhje me këtë takim i cili do të zhvillohet sot edhe nesër ka reaguar edhe Kremlini i cili po denoncon duke u shprehur se karakter anti-rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë para gazetarëve u shpreh se ky është padyshim një takim i Aleancës me karakter të fortë anti-rus.
Në të njëjtën kohë, Peskov vlerësoi se liderët evropianë duket se nuk e kuptojnë se afrimi i infrastrukturës së NATO-s pranë kufijve të Rusisë është një gabim.
Ai theksoi se zgjerimi i Aleancës në Evropën Qendrore dhe Lindore ishte ajo që çoi në krizën aktuale në Ukrainë.
Peskov komentoi edhe vendimin e Turqisë për të hequr kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke vënë në dukje se Ankaraja ka detyrime si anëtare e Aleancës dhe se Moska nuk ka asnjë iluzion për këtë.
Sipas Kremlinit, Rusia dhe Turqia kanë dallimet e tyre, por kanë edhe interesa të përbashkëta, ndërsa Moska synon të forcojë më tej marrëdhëniet e saj me Ankaranë.