Pasditen e sotme në orën 16:00 u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të dëgjuar palët dhe për të vendosur dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj, i cili nuk pranoi që të përballej në Kuvend me kolegët.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
U përfaqësua nga dy avokatët, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Mbledhja u lajmërua me dyer të mbyllura me argumentin e sekretit hetimor, por opozita kundërshtoi duke kërkuar që të jetë e hapur dhe transparente.
Kjo solli debate. Mbledhja u ndërpre për disa minuta. Hetimet nisën për dosjen e inceneratorëve. Ish-ministri akuzohet për tre vepra penale; korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave.
Dumani futet në Kryesinë e Kuvendit: Me jepni leje të arrestoj Ahmetajn