-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sunak “krenar” për arritjet: Kemi kthyer gati 2000 shqiptarë

Kryesoret

Kryeministri anglez, Rishi Sunak në një intervistë të mbajtur së fundit ka këmbëngulur se plani i tij për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin “po funksionon” ndonëse realiteti paraqet një numër rekord hyrjesh të paligjshme në Britani.

Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Lituani, Sunak pohoi se Britania ka përparuar deri më tani.

“Unë mendoj se plani po funksionon… duke filluar të funksionojë. Ju mund ta shihni këtë më qartë me marrëveshjen shqiptare që bëmë. Ne hymë dhe ndryshuam mënyrën se si përpunonim emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, nënshkruam një marrëveshje të re me Shqipërinë.

Kemi kthyer gati 2000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe keni parë një ulje dramatike të numrit të kalimeve. Kjo më tregon se parandalimi funksionon,” u shpreh ai.

Ndërkohë Sunak këmbënguli duke theksuar se nuk do të pushojë derisa ta zgjidhë këtë problem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit