-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodh nëse nuk zgjatet marrëveshja e grurit?

Kryesoret

Marrëveshja që i lejon Ukrainës të eksportojë drithërat e saj përmes Detit të Zi skadon më 17 korrik. Moska ka argumentuar se nuk ka bazë për një zgjatje të re të marrëveshjes, duke rritur frikën se pakti mund të kolapsojë.

Pse është e rëndësishme kjo marrëveshje?

Ukraina është një prodhuese e madhe e drithërave dhe farërave vajore dhe ndërprerja e eksporteve pas shpërthimit të luftës rriti çmimet globale të ushqimeve, që arritën në nivele rekorde. Marrëveshja aktuale, që u arrit në korrik të vitit 2022 rreth pesë muaj pas nisjes së luftës, ndihmoi në uljen e çmimeve dhe lehtësimin e krizës globale ushqimore.

Marrëveshja e drithërave të Ukrainës ka luajtur rol direkt me 725.200 ton apo 2.2 për qind të furnizimeve përmes këtij korridori që janë përdorur nga Programi Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuar. Kjo sasi është përdorur për të ndihmuar shtetet sikurse Etiopia, Somalia dhe Jemeni.

Çfarë ndodh nëse marrëveshja përfundon?

Çmimet e disa produkteve ushqimore ka të ngjarë që të rriten, por situata është më e mirë se në muajt e parë pasi nisi lufta, për shkak se ka përmirësim të furnizimeve me drithëra nga prodhues të tjerë sikurse Rusia dhe Brazili.

Çmimet për grurin, përbërësit kryesor të bukës, kanë rënë për rreth 17 për qind deri më tani gjatë këtij viti, ndërsa çmimet e misrit janë ulur për rreth 26 për qind.

Megjithatë, kriza globale ushqimore nuk ka mbaruar. WFP tha muajin e kaluar se disa emergjenca ndodhën njëkohësisht duke shkaktuar krizën më të madhe dhe më të ndërlikuar të urisë dhe krizën humanitare në më shumë se 70 vjet.

Më 2022, 349 milionë persona përjetuan uri akute dhe 772.000 ishin në prag të urisë, tha WFP në raportin vjetor./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit