PS dhe PD janë shprehur pro autorizimit që i hap rrugë arrestimit të deputetit socialist Arben Ahmetaj. Të dy palët pas debateve të shumta brenda Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në fund të mbledhjes që zgjati për më shumë se dy orë e gjysmë kanë miratuar raportin duke pranuar kërkesën e SPAK-ut që kërkon arrestimin e ish-zv/kryeministrit.
Raporti i shkon Kuvendit në seancën e posaçme që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 17:00. Nëse deputetët votojnë pro atëherë ish-ministri socialist do të arrestohet. Por Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri.