Ish-banori dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e tij të lindjes.
Ka qenë partnerja e tij, Kiara, që i ka përgatitur një surprizë romantike në mesnatë, ndërsa vetë Luizi e falenderoi publikisht duke i shkruar krahas video me trëndafila të kuq: “Faleminderit që ekziston”.
Ata e kanë pritur të dy ditëlindjen dhe kanë shijuar mbrëmjen së bashku, ndërsa Kiara ka nisur t’i kërkojë llogari për pyetjet që ndjekësit i bënin në Twitter.
Dikush e ka pyetur Kiarën si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.