Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në samitin e NATO-s në Lituani, tha se rreziku më i madh do të ishte nëse presidenti rus Vladimir Putin fitonte luftën në Ukrainë duke theksuar kërcënimin e konfliktit për peizazhin e sigurisë së Evropës.
“Ka një luftë të plotë që po zhvillohet në Evropë dhe nuk ka asnjë opsion pa rrezik për aleatët e NATO-s, por rreziku më i madh është nëse presidenti Putin fiton”, tha Stoltenberg në ditën e dytë të samitit në Vilnius.
“Kjo është pikërisht arsyeja pse është e rëndësishme që aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën,” shtoi ai.
“Do të jetë një tragjedi për Ukrainën nëse presidenti Putin fiton, por do të jetë e rrezikshme për ne, do të na bëjë më të pambrojtur,” tha Stoltenberg.