-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i NATO-s në Lituani, Rusia: Lufta e Tretë Botërore po afrohet

Kryesoret

Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev u shpreh mbrëmë se ndihmat ushtarake të NATO-s për Ukrainën rrisin kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore.

Duke komentuar rezultatet e ditës së parë të Samitit të NATO-s në Vilnius Medvedev këmbënguli se ndihma perëndimore nuk do të pengonte arritjen e synimeve të vendosura nga Moska.

“Perëndimi plotësisht i çmendur nuk mund të binte dakord për asgjë tjetër. Në fakt ky është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, tha Medvedev përmes platformës Telegram.

“Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë me të njëjtat objektiva,” shtoi më tej.

Medvedev, i cili e shpalli veten si një reformator liberal kur ishte president i Rusisë në vitet 2008-2012, tani është kthyer në një person me retorikë të ashpër anti-perëndimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit