-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/U rrëzua nga lartësia gjatë punës, ky është i riu që humbi jetën

Kryesoret

Ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht një 38-vjeçar pasi ra nga lartësia e një objekti ku po punonte.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Fushë Kosovë pak para drekës rreth orës 11. I riu u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’u shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë pak kohë pas incidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njejti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente  punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ndërkohë sot janë publikuar foto të viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit