Policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar me inicialet E.Z., në Korçë nën akuzën për vjedhje. 30-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë, disa herë për vjedhje.
Dyshohet se ai ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të personave të ndryshëm 2 javët e fundit në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë, Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.