14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj “SMS” Ramës përmes avokatëve: Ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju…

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte në dy seancat në Këshillin e Mandateve, por u mbrojt nga dy avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Vishaj. Seanca ishte me dyer të mbyllura, por avokatët e kanë publikuar në faqen e Facebookut mbrojtjen që kanë bërë. Në fjalën e tyre, avokatët kishin një mesazh për deputetët, por që duket se shkonte përtej tyre tek i pari i qeverisë, pasi shumica socialiste do i hapë rrugë arrestimit të deputetit socialist.

“E dimë shumë mirë që krahasimet çalojnë, por teksa po shkruanim këtë parashtrim mbrojtës, na erdhi në mendje një ndodhi në Francën e fundshekullit XVIII, kur në Konventë po vendosej fati i Luigjit 16-të. Natyrisht, deputeti Ahmetaj nuk është mbreti i Francës,  mbrojtjes së të cilit të paktën iu dha katër ditë kohë për t’u përgatitur. Mua dhe kolegut Visha na u dhanë vetëm disa orë. Në fund, avokati De Sèze tha: “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka mbi tavolinë: ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e Revolucionit”.

Sot, në këtë sallë, nuk besojmë se jemi në situatën kur liria e deputetit Ahmetaj, duhet të njëjtësohet me fundin e “revolucionit gjyqësor” të Prokurorisë së Posaçme. Ajo është ende në moshë të hershme, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe ka ende shumë kohë përpara për të kontribuar për zbatimin e ligjshmërisë në këtë vend, natyrisht, pa harruar se po aq e rëndësishme është që drejtësia të bëhet duke garantuar të drejtat dhe liritë e personit, i pafajshëm apo fajtor qoftë ai.

Të shtrënguar nga koha e kufizuar, u përpoqëm të përmbledhim në pak faqe një fjalë mbrojtjeje kaq të rëndësishme. Mbase është rasti t’i kërkojmë ndjesë deputetit Ahmetaj për këtë punë të nxituar: bëmë aq sa mundëm, nuk bëmë dot aq sa janë fuqitë tona. Gjejmë rastin t’Ju kërkojmë përulësisht, të nderuar deputetë, që të votoni me mendje, por edhe me zemër. Ne nuk besojmë se prangat mund ta bëjnë këtë vend më të mirë. Në dorën tuaj nuk është vetëm fati personal i deputetit Ahmetaj: është rasti të tregoni se për organin që mishëron sovranitetin e popullit, janë shumë të rëndësishme liria dhe të drejtat e njeriut” tha ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit