Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas rrahjes brenda Kuvendit të Kosovës mes të deputetëve të PDK-së e atyre të VV-së bashkë me kabinetin qeveritar.
Hovenier ka thënë se është e papranueshme dhunë që është parë sot në Kuvend.
“Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje.
Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar ai.