Iva Milka Kramariç, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, pretendon se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës, Zharko Zhgela.
“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.
“Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka,” kujton Kramariq.
Zhgela e mohoi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.
Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal.