Degradimi i situatës në Kuvendin e Kosovës, nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
Gjatë kohës që Kurti po fliste për marrëveshjen me BE-në për përshkallëzim të situatës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u ngrit dhe vendos tek foltorja ku po fliste kryeministrin fotografin e Kurtit si “Pinoku”.
Pas kësaj ndërhynë zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili e largoi fotografinë dhe e grisi. Pak minuta më pas, ngrihet deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili afrohet dhe lag me ujë.
Tendencën e Lushtakut, e vëren ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe niset për të bllokuar deputetin Lushtaku që të mos i hedh ujë kryeministrit.
Pastaj Lushtaku kthehet në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ta lagur edhe atë me ujë dhe e hedh shishen në drejtim të tij.