Prokurori i Kosovës ka nisur hetime pas dhunës së ushtruar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku deputetët u përleshën me njëri-tjetrin.
Sipas prokurorisë hetimet janë nisur për veprën penale “Sulm”. Mësohet se prokuroria ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.
Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.
Ngjarja e dhunës u regjistrua pasi deputetët e opozitës ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke hedhur ujë në drejtim të tij. Më pas situata u agravua ku ndërhynë disa deputetë.
Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.