-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet ish-zyrtari i Komunës së Mitrovicës, i gjenden 60 mijë euro në banesë

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Kryeshefi i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës janë arrestuar ditën e sotme.

Gjithashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e tyre ku u gjetën 60 mijë euro.

Ata dyshohen se në cilësi të personave zyrtarë, sa ishin pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit