-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni i Belgjikës: Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë së NATO-s

Kryesoret

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Theo Francken, ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në AP të NATO-s si anëtare e asociuar.

Francken, bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot më 14 korrik me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtar i asociuar i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës nga rajoni.

Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, shkaku i të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit