Policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Imazhi” ka bërë të mundur asgjësimin e 5700 bimë narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj.
Nga ky operacion ra në pranga autori 42-vjeçari me inicialet B. Z. ku dyshohet se gjithashtu ditën e djeshme ka dhunuar rëndë një person gjatë një konflikti të çastit.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.