-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i PD/ Bardhi: Në çfarë vrime është futur Ahmetaj? Nikolla: Unë s’e di

Kryesoret

Në nisje të seancës për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryetari i grupit të PD-së, pyeti kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla; ku është deputeti socialist? Nikolla u përgjigj duke thënë se nuk ka dijeni ku ndodhet Arben Ahmetaj.

“Është informuar me e-mail dhe të gjitha rrugët zyrtare. Nuk kam informacion ku është. Kjo është një e drejtë e tij” tha ajo. Bardhi replikoi.

LIVE-Berisha merr fjalën dhe i drejtohet, Rama ngrihet dhe ikën

“Meqë nuk është Ahmetaj, Rama të vijë dhe të na japë përgjigje ku ndodhet Ahmetaj, në çfarë vrime është futur”. Më pas Bardhi lexoi raportin e PD-së se përse janë pro kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Ahmetajt.

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për veprat penale:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi

tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë dhe neni 25 K.Penal;

  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herëp parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit