-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshjet në Kuvendin e Kosovës, merren në pyetje Bislimi dhe Murati

Kryesoret

Prokuroria e Kosovës ka intervistuar Bislimin e Muratin në lidhje me përleshjet e regjistruara ditën e djeshme në Kuvend.

Ndërkohë Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqaj do të dëgjohen ditëve në vijim. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për dhunën e përdorur sot në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK-së me ministrat e Qeverisë Kurti.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu u shpreh se deri tani janë dëgjuar zëvendësministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar.

Ajo ka deklaruar se ftesë për t’u paraqitur dhe për të dhënë intervistë para saj u ka bërë edhe deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtakut dhe Hajdar Beqës, të cilët tha se do të dëgjohen ditëve në vijim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë i ka iniciuar hetimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit