-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina ndryshon datën e Krishtlindjeve

Kryesoret

Parlamenti ukrainas ka miratuar ndryshimin e datës së Krishtlindjes, e cila do të festohet më 25 dhjetor si në Perëndim, sipas kalendarit gregorian, dhe jo më 7 janar si në Rusi.

Qëllimi i dispozitës është “shkëputja nga trashëgimia ruse”. Kisha Ortodokse e Ukrainës ka miratuar tashmë ndryshimin e datës në datën 24 maj të këtij viti, ndërsa Kisha Katolike Greke e bëri këtë në vitin 2022.

Vetëm Kisha Ortodokse i qëndroi besnike Patriarkut të Moskës e cila ruan tani për tani datën 7 janar që korrespondon me kalendarin e vjetër Julian. Pushtimi rus ka përshpejtuar një proces që tashmë ishte në diskutim në kontekstin e ndarjes së Kishës Ortodokse të Ukrainës nga patriarkana e Moskës, e sanksionuar nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Kostandinopojës në datën 5 janar 2019.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit