Ditën e sotme janë arrestuar 2 persona pasi këta të fundit kanë kërcënuar gazetaren dhe ekipin e xhirimeve të Syri Tv teksa raportonin në terren.
Ngjarja është regjistruar në Rrogozhinë rreth orës 11:55 kur gazetarja ka raportuar për kërcënimet në polici për mes një telefonate.
Në lidhej e kërcënimet janë arrestuar 2 persona pasi kishin kanosur dhe iu kishin kërkuar që të largoheshin dhe të mos filmonin ambientin privat.
Të arrestuarit janë Arif dhe Agim Memolla të dy banues në Rrogozhinë. Sipas raportimeve nga Syri Tv ata janë xhaxhallarët e kandidatit të PS-së për zgjedhjet në Rrogozhinë që do të mbahen më 23 korrik.