-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për shtyrje  

Kryesoret

Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik. Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës.

Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.

“Si rezultat i operacionit, një anije armike u shkatërrua dhe një u dëmtua dëmtuar”, thuhet në raportin e forcave speciale ukrainase.

“Përveç kësaj, pesë okupatorë janë neutralizuar”, shtohej më tej në raport.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se “forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës po investojnë gjithçka për të ndaluar kundërsulmin ukrainas”.

“Çdo sukses i secilës prej brigadave tona luftarake meriton mirënjohje. Të gjithë ata që shkojnë në ofensivë, të gjithë ata që zmbrapsin sulmet e armikut, po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë”, tha zoti Zelensky.

Ai shtoi se pavarësisht disa ditësh të frytshme, qeveria ukrainase vazhdon të nxisë për mbështetje ndërkombëtare.

“Ne nuk do të reduktojmë aktivitetin tonë ndërkombëtar për asnjë ditë të vetme, veçanërisht në lidhje me paqen, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s si dhe marrëveshjet me partnerët për armë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit