-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia shton trysninë ndaj Rusisë për marrëveshjen e grurit  

Kryesoret

E ardhmja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës, për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, përballet sërish me pasiguri, ndërsa Moska kërcënon që të mos e zgjasë afatin e saj kur ai të skadojë të hënën.

Gjatë një takimi me Presidentin Volodymyr Zelenskyy këtë javë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të punonte për të siguruar një zgjatje të re të marrëveshjes ruse për grurin ukrainas, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar.

“Shpresoj që nisma, e cila deri tani ka siguruar afro 33 milionë tonë drithëra për njerëzit në nevojë, si një rrugë nga ngushticat turke drejt botës, do të zgjatet sërish më 17 korrik”.

Marrëveshja e Rusisë me Ukrainën, një furnizues i rëndësishëm i drithërave, ka ndihmuar në shmangien e rritjes së çmimeve globale të ushqimeve. Por marrëveshja duhet të rinovohet çdo 60 ditë. Moska thotë se do të pajtohet me një tjetër zgjatje vetëm nëse lehtësohen sanksionet ndërkombëtare për të lejuar eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe specialist për Rusinë në Universitetin e Bonit.

“Rusia është e etur për të siguruar lëshime ndaj sanksioneve të vendosura për disa pjesë të ekonomisë së saj, për disa banka që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë, pra është shumë e etur për të zbutur sanksionet ndaj ekonomisë së saj”. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit