Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag, i cili akuzohet nga SPAK për terrorizëm.
Pooladrag sipas SPAK akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara.
Aktivitetet e tij penalw mësohet ti ketë kryer gjatë kohës që banonte në kampin e MEK në Manëz ku dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve.
Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.
Pak kohë më parë policia e shteti kreu disa kontrolle në kampin e muxhahedinëve të cilat sollën tensione mes tyre ku madje akuzuan se policia vrau një nga pjesëtarët e tyre ditën e kontrollit.