Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur tre ditë më parë në Greqi. Një biznesmen nga Maqedonia me origjinë shqiptare u qëllua disa herë duke mbetur i vdekur në vend, ndërsa miku i tij mbeti i plagosur rëndë. Të dy biznesmenë të njohur, viktima për lojërat e fatit.
“Protothema” shkruan se autorët ishin të dy të maskuar me kapuç dhe qëlluan 19 herë 39-vjeçarin nga Shkupi Orhan Bajrami të njohur me nofkën “Oki” dhe plagosën mikun e tij.
Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari u qëllua teksa ishte në vilën e marrë me qira së bashku edhe me një grua, që dyshohet se ishte e dashura e tij.
Kontrata e vdekjes mes dy bandave rivale të Shkupit
Imazhi që është krijuar është se bëhet fjalë për një “kontratë vdekjeje” mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup, pasi, sipas ERT, dy foto janë postuar në faqet në rrjetet sociale në Maqedoni me një diferencë orësh të 39-vjeçarit (kreu i një bande) që qëndronte pranë një grupi meshkujsh, të cilët i kishin vendosur një “X” të kuq në kokë.
Në foton e parë, në kokën e 39-vjeçarit shkruhej “coming” “së shpejti” dhe në të dytën ishte zëvendësuar gjithashtu me një “X” të kuq.
Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi.
Në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t.
Një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”.
Pistat dhe hija e nëntokës/ Kush e vrau bosin e bixhozit në derën e vilës?