Çmimet e grurit dhe misrit në tregjet globale të mallrave u rritën të hënën pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje vendimtare që lejonte eksportin e grurit nga Ukraina.
Rënia e paktit kërcënon të rrisë çmimet e ushqimeve për konsumatorët në mbarë botën dhe të çojë miliona në uri.
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se vendimi i Rusisë “do të përkeqësojë pasigurinë ushqimore dhe do të dëmtojë miliona njerëz të cenueshëm në mbarë botën”.
“Iniciativa e grurit të Detit të Zi ka qenë kritike për uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën, të cilat u rritën si rezultat i pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia”, tha në një deklaratë Adam Hodge, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Marrëveshja e Detit të Zi e ndërmjetësuar fillimisht nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë siguroi kalimin e sigurt të anijeve që transportonin grurë nga portet ukrainase. Deri më tani, marrëveshja ka lejuar eksportin e pothuajse 33 milionë tonë metrikë ushqimore përmes porteve të Ukrainës, sipas të dhënave të OKB-së .