Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e sotme në Greqi ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë.
Sipas mediave greke makina në të cilën po udhëtonin 5 shqiptarët për arsye ende të dyshimta ka kaluar në korsinë e kundërt të qarkullimit dhe për shkak të këtij veprimi janë përplasur me një kamion.
Aksidenti u regjistruar në unazën e Edessë dhe përplasja ishte fatale për shqiptarët pasi kanë ndërruar jetë në vend.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga makina pesë shqiptarët të cilët kishin ndërruar jetën.
Drejtuesi i kamionit është dërguar për masa paraprake në spitalin e Edessë.