-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momenti kur autori me kapele i vendos flakën makinës në Vlorë, digjet edhe vetë

Kryesoret

Ky është momenti i fiksuar nga kamerat e sigurisë, që kanë kapur një person me kapele, i cili ka vendosur zjarrin në një automjet të parkuar nga lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për t’u larguar me shpejtësi.

I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Punoj në ndërtim, s’di pse ma kanë bërë!

Dyshohet se zjarri i është vënë mjetit tip “Ford” me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një tjetër “Ford”, që është djegur pjesërisht dhe një mjet tip “Volkswagen”, e djegur plotësisht.

“5 Pyetjet.al” ka siguruar edhe pamjet e para pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse në vendin e ngjarjes, që nisin të shuajnë me shpejtësi flakët nga mjetet e prekura.

Nerizan Hoxha, mjeti i të cilit u dogj i pari, tha se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë, ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Panik në Vlorë, digjen tre automjete gjatë natës, tymi ‘pushton’ qytetin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit